HomeAktualitetGledian Llatja i trembet Luçiano Boçit, shmang debatin televiziv lë karrigen bosh

Gledian Llatja i trembet Luçiano Boçit, shmang debatin televiziv lë karrigen bosh

spot_img

Kryebashkiaku aktual i Elbasanit dhe kandidati i PS për zgjedhjet e 14 majit, Gledian Llatja ka shmangur debatin televizive me rivalin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.

Boçi ka deklaruar se kjo është për të ardhur keq, që një kandidat që pretendon post të mos ketë guximin për t’u ballafaquar.

Sipas Boçit kjo sjellje burracake i humb vlerën diskutimit të hapur publik, por thekson se llogaridhënies nuk i shmanget dot askush!

“Është keqardhje e madhe të shohësh kandidatë që pretendojnë poste dhe nuk kanë as guxim, as dinjitet për t’u ballafaquar në një debat të drejtpërdrejtë pse e duan atë post dhe çfarë vlerash mbrojnë.

E vërteta është se kjo sjellje burracake i humb vlerën diskutimit të hapur publik, varfëron publikun në aspektin informativ, ndërsa provon jashtë çdo dyshimi se kandidatë të tillë nuk kanë as ide, as formim, as projekt dhe as guxim për të pranuar pozitat e tyre inferiore. Llogaridhënies nuk i shmanget dot askush”, ka thënë Boçi për A2.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular