Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se mbrëmjen e sotme është arrestuar Ramazan Rraja, nuipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, në zonën e njohur si Ura e Gjoles.
Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i është gjetur me vete edhe një armë zjarri.
Kujtojmë se ndaj ramazan Rrajës ishte lëshuar një urdhër nga SPAK për shoqërimin e detyrueshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Pas kontrollit që iu bën në banesë Rraja nuk u gjet, por u shoqëruar disa kohë më vonë pasi është kthyer nga Emiratet e Bashkuara.
Pasi u mbajt për disa orë në policinë e Tiranës, Rraja u la i lirë.