Dy ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në apandesit, kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në publik.
Ai mori pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit në kryeqytet. Kryeministri shihet ulur në tavolinë, pranë të cilit qëndron edhe bashkëshortja e tij, Linda.
Ndryshe nga herët e tjera, fjalën përshëndetëse nuk e mbajti Rama, por bashkëshortja e tij Linda.
“E vërtetë që jo cdo e keqe vjen për keq. Edhe apandesiti i Edit nuk ka ardhur vetëm për keq. Falë ndërhyrjes për heqjen e tij në vend që të dëgjoni një fjalë të gjatë do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë”, tha Linda Rama.
Rama ndërpreu angazhimet politikë pasi iu nënshtrua një operacioni në QSUT për apendisitin.