HomeAktualitetVIDEO/ Synon të dërgojë njerëz në Mars, anija hapësinore e Elon Musk...

VIDEO/ Synon të dërgojë njerëz në Mars, anija hapësinore e Elon Musk shpërthen në ajër gjatë fluturimit provë

spot_imgspot_img

Anija hapësinore Starship e kompanisë së Elon Musk, SpaceX, shpërtheu në një ajër gjatë provës së dytë të dështuar brenda një jave.

Raketa më e fuqishme në botë u ngrit nga Teksasi i Jugut, por filloi rënien pas vetëm 4 minutave në ajër. Shpërthimi bëri që të dyja pjesët e anijes të përplaseshin drejt Tokës, ndërsa shpërthyen në flakë gjatë zbritjes.

Elon Musk pretendoi muajin e kaluar se kishte 50 për qind mundësi që anija e tij kozmike të mund të shpërthente gjatë nisjes.

Starship është raketa më e lartë e ndërtuar ndonjëherë, rreth madhësisë së një ndërtese 40-katëshe, dhe objektivi kryesor, sipas Musk, ishte vetëm nisja e saj nga platforma e lëshimit, ndërsa në terma afatgjatë Starship synon të jetë mjeti i parë që do dërgojë njerëz në planetin Mars.

Pavarësisht dështimit, miliarderi përgëzoi ekipin e SpaceX për një nisje testuese emocionuese të Starship’ rreth 20 minuta pas shpërthimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular