Arian Çani duke folur për Report TV, cilësoi si garë të fortë trion, Elbasan, Shkodër dhe Durrës ndërsa shtoi se Tirana është pak më “kokëfortë” dhe fleksibël.
“Benet Beci është njeri i aftë, është i fortë, e njeh sistemin. Ai ka vite që është i lidhur me punë publike.
Garë të fortë shoh Elbasanin, Durrës, në Tiranë është me pikëpyetje. Beteja këtu do jetë”- tha ai.
Sa i takon situatës së opozitës, Çani theksoi se opozita nuk ka sakrifikuar, që do të thotë se po përdor politikën e gabuar për të marrë pushtetin.
Pra në një farë mënyre, sipas gazetarit opozita po nënvlerëson mazhorancën dhe s’po i dalin përballë siç duhet.
“Ata s’kanë bërë sakrifica, Berisha-Meta. Në Shqipëri nuk ka sakrifica nga opozita, dhe për të ardhur në pushtet duhet të sublimohesh. Duhet të sublimohen, nuk merret pushteti duke nxjerrë gishtat.”- vijoi ai.
Një koment e pati edhe për posterin e Belind Këlliçit.
“Mua artistikisht mu duk e bukur, por s’mjafton për të fituar. Duhet më shumë se kaq. S’është gjë e keqe, është thyerje tabush.
Dhe ky tjetri që nxjerr gishtat, mirë bën që provokon po a mjafton kjo? Jo zotëri duhet të më trembësh…”- tha ai.
Sa i takon luftës brenda PD-së, Çani ripërsëriti se do të ketë një rikthim të Bashës dhe se përkrahja e Bardhit për Zef Hilën do të thotë që e ka kuptuar se Alibeaj është në fakt lodra e Bashës.
“Basha do kthehet. Ça të bëjë që mos kthehet… Po luan misterin. Nuk po duket qartë nëse e do Alibeaj apo po përgatit terrenin për Bashën. Bardhi e ka kuptuar lojën, që Alibeaj është delfini i Bashës”- përfundoi ai.