HomeKronikeIshte në lëvizje e sipër, shpërthen në flakë automjeti në rrugën e...

Ishte në lëvizje e sipër, shpërthen në flakë automjeti në rrugën e Arbrit. Shpëton për mrekulli shoferi

spot_imgspot_img

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën e Arbrit.

Policia bën me dije se automjeti tip “Ford” ka qenë në lëvizje e sipër në momentin kur ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i automjetit ka shpëtuar për mrekulli ndërkohë që nga përhapja e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular