HomePolitikeAgron Duka nga Lezha: Votoni kandidatët e PAA, që të përfaqësoheni realisht...

Agron Duka nga Lezha: Votoni kandidatët e PAA, që të përfaqësoheni realisht në këshillat bashkiakë

Nga Agron Duka
Votoni kandidatët e PAA, që të përfaqësoheni realisht në këshillat bashkiakë
U takuam në Lezhë me të gjithë kandidatët për këshillat bashkiakë në Qarkun e Lezhës. Koordinatori i PAA për këtë qark, kolegu ynë Gjokë Jaku, prezantoi kandidatët. Lista e kandidatëve të bashkisë Lezhë kryesohet nga mjekja Entela Merxhani. Në bashkinë Mirditë, lista kryesohet nga mësuesja Etleva Reçi, ndërsa në bashkinë Kurbin, është sipërmarrësi Anton Kolziu që i prin listës së kandidatëve.
Janë të gjithë njerëz të nderuar dhe përfaqësues të denjë të qytetarëve në zonat e tyre.
Të dashur miq!
Unë ju ftoj ti votoni këta njerëz, sepse ne kemi nevojë të rikthejmë pluralizmin në pushtetin vendor, të kthejmë demokracinë e cila nuk është e tillë kur të gjitha pushtetet janë në dorë të një partie apo një individi.
Ndaj, pavarësisht se kë do të vendosi të çoni në zyrën e kryetarit të bashkisë, votoni Nr. 3 në listën për kandidatët.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular