Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit thotë se qytetarët tashmë e kanë kuptuar, se me Berishën dhe me Metën opozita nuk ka të ardhme. Bejko i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se partia nuk mundet që të sundohet nga një person, qoftë edhe i ndritur ai.
‘Kur je në politike, duhet të mos u shmangesh betejave. Unë jam i këtij stili që duhet të jem në betejë. Berisha mendon se do të mjaftonte vetëm militantët që të marrë në dorë partinë. Dhe unë jam nisur në mënyrë skeptike, kur mora mandatin, mirëpo sot që jam në terren, kam takuar njerëz në rrugë dhe jam i befasuar. Vota që do të vijë tek unë do të jetë votë racionale dhe do të jetë votë e arsyes. Nuk mund të sundohet partia qoftë edhe nga një individ i ndritur. Ka ndryshuar për keq situata në PD-së pas 6 marsit, pasi u thelua edhe më tej Berisha pasi u shpall non grata nga PD.
Kjo parti është përçarë edhe më shumë, nga Berisha, i cili premtoi se do të bashkonte partinë. Qytetarët kanë kuptuar se me Berishën dhe Metën nuk ka të ardhme opozita. Një i djathtë nuk e çon votën te Ilir Meta. PD ka humbur busullën dhe shyqyr zotit që jemi ndarë nga Berisha dhe do të ndërtojmë një parti të djathtë.’- tha Bejko.