Nga Shemsi Prençi
GAZI-51-sh i Beqir Ballukut dhe GAZI-51-sh RETRO i Belinda Ballukut.
GAZI-51-sh i Beqir Ballukut dhe GAZI-51-sh RETRO i Belinda Ballukut.
E trishtë, që sot në diten e 1 Majit në qytetin e Peshkopisë është kryer manifestimi më i turpshem që është parë ndonjëherë në Shqipëri.
Udhëheqësja Politike e Partisë Socialiste, njëherazi dhe Zv/Kryeministre e Shipërisë e shoqeruar nga deputeti mashtrues i dosjes 184, aktualisht minister i Pseudrejtësisë Shqiptare, organizuan një manifestim skandaloz me modelet e makinave të vjetra Retro.
Pikërisht me këto modele makinash si Gaz-51, Gaz-69, ZIZ etj në vitet e para të pas luftes së dytë botërore, udhëheqësit e Partisë Komuniste Shqiptare Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu dhe Shqfqet Peçi zbarkuan në Dibër dhe masakruan me dhjetra dibranë në Blliçe, Sllovë dhe në gjithë Dibrën, duke shkaterruar familjet e mira e të mëdha dhe nacionalizmin në Dibër dhe në gjithë veriun e Shqipërisë.
Sot, Balluku dhe gjithë Administrata Publike në vartësi të saj ju kujtuan dibranëve se pinjollët e Shehut, Ballukut, Peçit dhe Hazbiut vijmë dhe ju shesim bëmat e gjyshërve për turizem me makina Retro.
Dibranët mjeranë, disa nga padija e disa të errësuar nga politika duartrokisnin, buzëqeshnjn dhe bënin foto para makinave që shumë vite më parë kishin zbarkuar paramilitarët komunist dhe ju kishin vrarë gjyshërit në gjithë Dibrën e lavdishme të qëndresës ndaj pushtuesve.
Të dashur bashkqytetarë, kthjellohuni dhe mos ja jepni dorën hasmit se pas datës 14Maj, nuk do vijnë të bëjnë foto me ju por do vijnë t’u përmbysin me liqenin e Skavicës.
Ndaj mësojeni se: “hasmi” luftohet edhe me votë dhe ju keni në dorë të bëni histori me 14 Maj.
Pavarsisht makinerisë shtetërore dhe pavarsisht bindjeve politike, mendojeni thellë dhe mos i jepni asnjë votë PS dhe kandidatit të Rilindjes.
Ahhh se harrova.
Me 14 Maj keni në dorë ti tregoni gjitha Partive Politike dhe Shqiptarëve se:
Dibranët nuk shiten e blihen se këtë epitet ua bëri peshqesh Ulsi Manja, Damjan Gjiknuri me shoket e Rilindjes.
Rrofshin Dibranët!
Rroftë Dibra!








