HomeAktualitet“Ka vetëm dy gjini”/ Çudia në SHBA: Shkolla përjashton 12-vjeçarin për shkak...

“Ka vetëm dy gjini”/ Çudia në SHBA: Shkolla përjashton 12-vjeçarin për shkak të shkrimit në bluzën e tij

spot_img

“Ka vetëm dy gjini”,  këto katër fjalë të shkruara në bluzën e një 12-vjeçari, ishin arsyeja e përjashtimit të tij nga shkolla 9-vjeçare në Massachusetts, SHBA.

New York Post” raporton se nxënësi Liam Morrison u përjashtua nga mësuesit me arsyetmin se shkrimi në bluzë mërziti shokët e tij të klasës, duke i bërë të ndihen “të pasigurt”, veçanërisht ata që i përkasin dhe mbështesin komunitetin LGBTI+.

Adoleshenti pretendoi se mësuesit e tij e përjashtuan nga klasa e edukimit fizik më 21 mars. Drejtori i shkollës tha se ishin të shumtë ata që u ankuan për mesazhin në bluzën e tij, pasi i bënte të ndiheshin “keq”.

“Më thanë se duhet të heq bluzën time nëse dua të kthehem në klasë. Kur u thashë që nuk dua ta bëja këtë, ata ethirrën babanë tim”.

Morrison tha se babai i tij e mbështeti atë kur ai mbërriti në shkollë për ta marrë atë.

Djali ende pohon se “katër fjalët” në bluzën që kishte veshur nuk tregonin “asgjë të keqe, asgjë kërcënuese”.

“E di që kam të drejtë të vesh një bluzë me ato katër fjalë”, tha Morrison.

“Është thjesht një deklaratë që unë besoj se është fakt,” shtoi ai në fjalimin e tij duke hedhur poshtë këto pretendime në bordin e shkollës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular