Roland Bejko në Pezë-Helmës: Ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale! Do hapim 5 tregje në hurje të Tiranës, dhoma frigoriferike falas për të ruajtur prodhimet e fermerëve
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët në Pezë-Hemlës më të cilët diskutoi mbi pikat e programit. Kandidati demokrat premton më shumë mbështetje për bujqësinë dhe zonat rurale në Tiranë, për të cilat thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj i ka lënë në harresë. Bejko angazhohet të ndërtojë 5 tregje në hyrje të Tiranës, në të cilat bashkia do të ketë prioritet prodhimet e fermerëve vendas. Qendrat polifunksionale do të pozicionohen në Kamëz, Kashar, Vaqarr, Lundër dhe Tufinë.
Bejko shpjegoi se në këtë qendra do të ndërtohen edhe dhoma frigoriferike, për të bërë të mundur që fermerët të ruajnë prodhimet e tyre. Këto dhoma frigoriferike do të jenë falas. Për të bërë më të lehtë aksesin e fermerëve në këto tregje, Bejko premton ndërtimin e 250 km rrugë në zonat rurale.
“250 km rrugë është angazhimi jonë për të ndërtuar të gjithë zonën rurale. Kjo do bëjë të mundur që të gjithë prodhimet tuaja të tregtohen në Tiranë. Duke u tregtuar në Tiranë edhe të ardhurat tuaja të rriten, por edhe Tirana do të ushqehet shëndetshëm. Mendoj që nuk është lënë pa qëllim mungesa e ndërtimit i rrugëve dhe aksesimi i fshatrave në qytet. Është lënë për të favorizuar produktin që vjen nga importi. Produkti nga importi sjellin monopolet qe i kane oligarkët. Oligarkët diktojnë të gjitha politikat e zhvillimit në Shqipëri, si tregtisë edhe ndërtimit, kudo ka ku një sektor fitimprurës. Janë të lidhur me elitën politike, qe përbëhet nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, për pasojë këta kane kapur gjithçka fitimprurëse. Fshataret duan ti lenë në nivelin e mbijetesës, nuk do lejojmë këtë. Ne duam që tregun në Tiranë ta dekriminalizojmë, tregun në Tiranë ta çlirojmë. Për të çliruar tregun, kemi menduar si PD që të vëmë në çdo hyrje të Tiranës, 5 tregje, që do te jenë tregje të kilometrit zero. Së pari aty do shiten produktet që bën në pjesën rurale të Tiranës, prandaj quhet kilometri zero.
Së dyti, Pasi të ndërtojmë të gjithë 250 km rrugë për të ndihmuar zhvillim e bujqësisë, blegtorisë, agroindustrisë, por edhe të turizmit malor, të ndërtojmë të gjithë rrjetin e kanalizimeve, të vaditjes dhe kullimit. Nuk është vene dorë fare në këtë sistem sidomos nga bashkia. Qeveria po ashtu është përqendruar kryesisht në qendrat urbane dhe s’ka bërë asgjë.
Ajo që konstatojmë është edhe çështja e vaksinave për bagëtitë. Bashkia s’ka subvencionuar asgjë ne këtë drejtim. Krahas politikave që duhet të ketë qeveria qendrore për çështjen e vaksinimit dhe subvencionimit këto politika duhet ti aplikojë edhe bashkia. Dhe ne do t’i aplikojmë këto praktika. Do subvencionojmë vaksinimin e blegtorive ne sezone të caktuara me qëllim që të ruajmë shëndetin e bagëtive, shëndetin e blegtorëve, por të ruajmë edhe shëndetin e konsumatorëve
Kjo është zonë e pasur me ullinj, vaji që është prodhuar sivjet ka ngelur i gjithi stok. Bashkia do punojë për të gjetur partnerë ndërkombëtarë të cilët të vijnë dhe ta përpunojnë vajin shqiptar sipas cilësisë që e kërkon tregu i përbashkët europian. Për pasojë do ndikojë në eksportimin e vajit natyrisht pse jo duke ndërtuar edhe kooperativa të përbashkëta midis fermerëve të zonës që kanë të njëjtin shqetësim, por po të jenë të organizuar dhe përqendruar edhe blerësi që vjen nga tregu i huaj e ka më kollaj të dijë ku do adresohet dhe të kontrollojë edhe cilësinë. Do i mëshojmë fort standardeve të cilësisë të produkteve bujqësore-blegtorale të fshatrave të Tiranës duke ndërtuar edhe një frigorifer, që do të jetë frigorifer i bashkisë, ku secili nga fermerët që do vijë të sjellë produktet e tij ta ketë me certifikatën e vet të depozituar brenda këtij frigoriferi. Këto frigoriferë do të jenë në 5 tregjet që do të bëhen në hyrje të Tiranës sepse jo të gjithë produktin e shet brenda ditës. Kështu që e depoziton në frigorifer dhe depozitimi ne frigorifer do të jetë falas. Do t’i mbulojë bashkia këto kosto sepse kjo do të bëjë ta nxisë edhe më shumë prodhimin vendas. Fitimi që do të na vije në arkat e bashkisë dhe qytetarëve do jetë shumë herë më i madh se sa ti të taksosh gjithçka. Ne do të ndjekim politikën e taksave të ulëta me qëllim që të përgjysmojmë taksat në të gjitha nivelet, sidomos taksa e infrastrukturës shkollore dhe arsimore, që paguhet si në fshat si në qytet, si ai që i ka fëmijët në shkollë si ai që si ka, do ta heqim fare këtë taksë”, tha Bejko.