HomePolitikeShkalla e emancipimit të një shoqërie përcaktohet nga hapësira që krijon për...

Shkalla e emancipimit të një shoqërie përcaktohet nga hapësira që krijon për përfshirjen e gruas në jetën publike e e politike

spot_imgspot_img

Nga Klarisa Rexhvelaj
Shkalla e emancipimit të një shoqërie përcaktohet nga hapësira që krijon vetë ajo shoqëri për përfshirjen e gruas në jetën publike e veçanërisht në politikë. Gruaja është një forcë e madhe shoqërore, një forcë që mund të shenojë edhe kthesa historike, me levizjet e veta perparimtare e emancipuese. Përfshirja e saj në politikën e një vendi, në rraportet e duhura, e thyen tabunë e nënvleftësimit të gjysmës femërore të popullsisë. Femra ndikon fuqimisht në vendimmarrje, në politikëbërjë kur është mirë e përfaqësuar në të dhe kur degjohet e merret parasyshë zëri e fjala e saj. Ajo luan një rol të rëndësishëm në demokratizimin e jetës së një vendi, por edhe në demokratizimin e vetë partive politike ku bëjnë pjesë. Modelet politike aktuale janë zonja me një kontribut kolosal në jetën publike të vendit por dhe duke qenë përçuese e përfaqësuese të zërit të çdo gruaje e vajze. Puna e tyre është gur themeli që lehtëson rrugëtimin e çdo vajze të re që aderon të jetë pjesë aktive e politikës. “Akademia e Lidershipit per Vajza” është një projekt i ndërtuar me shumë dashuri për të ftuar të ftuar vajza të reja të angazhohen aktivisht në politikë duke ju venë perball modele politikanesh dhe suportin e nevojshem qe te zhvillojn aktivitetin e tyre. Gjithmonë kam besuar se femra në vetvete është arkitekte e shoqërisë. Secila nga ne që merret aktivisht me politikë e ka për detyrim moral e jetike emancipimin e grave e vajzave, kanalizimin e zërit të tyre në çdo platformë që posedojmë dhe rritjen e përfaqësimit në çdo nivel. Bashkë i’a dalim,bashkë fitojmë! Duke i dhënë dorën njëra-tjetrës , duke e mbështetur mund të arrijmë majat e suksesit në çdo fushë. Fytyra e bukur e progresit të shoqërisë është fytyra e gruas, percuese të jetës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular