Autoritetet policore në Serbi po vijojnë punën për kapjen e 21-vjeçarit, Uros B. i cili dyshohet se shkaktoi masakrën me 8 viktima dhe 13 të plagosur mbrëmjen e djeshme.
Sipas mediave ai qëlloi në tre vende të ndryshme pasi lëvizi me automjet, duke lënë të vdekur njerëz të pafajshëm.
Ai kishte precedentë të mëparshëm penalë për armë mbajtje pa leje. Mes 8 të vdekur ishte edhe një efektiv i ri policie bashkë me motrën e tij, ndërkohë që mësohet mes të plagosurve ka edhe fëmijë.
Forcat e policisë po kontrollojnë nëpër banesa ndërkohë që është vendosur edhe një bllokadë që ndalon daljen e automjeteve nga zona. Kërkimi po vijon edhe nga ajri me dronë dhe kamera termike.







