HomeUncategorizedTABELA/ Temperatura deri në 30 gradë dhe orë me diell, ja si...

TABELA/ Temperatura deri në 30 gradë dhe orë me diell, ja si pritet të jetë moti në fundjavë. E diela rikthen reshjet e shiut

Moti për ditën e shtunë, pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku nuk do të mungojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen :

  • Në zonat malore 8/24 °C
  • Në zonat ulëta 12/30 °C
  • Në zonat bregdetare 14/27 °C.

Për ditën e dielë, parashikohen alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati  I Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen :

  •  Në zonat malore 13/25 °C
  • Në zonat ulëta 12/28 °C
  • Në zonat bregdetare 16/26 °C.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular