PD ka denoncuar sot publikimin e votës në fletën e votimit në rrjete sociale. Sipas denoncimit, foto është bërë në Vlorë.
“Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS.
Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre.