Rakip Suli duket se po siguron mandatin e dytë nën logon e PS për Bashkinë Kamzë, me 60.65 % të votave nga 111 kuti të numëruara deri më tani, nga 133 në total.
Ndërkohë 35.11 % të votave ka marrë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha, ndërsa kandidati i PD ka marrë 4.24 % të votave, me kandidatin Bilbil Bajraktari.
Ndërkohë numërimi elektronik është drejt përfundimit edhe në Vorë dhe në Elbasan, ku edhe në këto dy bashki kryeson Partia Socialiste.