HomeKryesoreVIDEO/ Derbi për panoramë, por pa fitues! Partizani dhe Tirana me llogari...

VIDEO/ Derbi për panoramë, por pa fitues! Partizani dhe Tirana me llogari të hapura për titullin

spot_img

Tirana dhe Partizani kanë barazuar 1-1 në “Air Albania”, në derbin e vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit. Minutat e para ishin mjaft të kujdesshme, teksa të dyja skuadrat vetëm nga një herë, me Berishën në njërën anë dhe me Rrapajn në anën tjetër.

Në minutën e 28-të, një aksion premtues nga krahët për bardheblutë nuk finalizohet me kujdes, pasi goditja e Deliut përballë portës nuk ishte e duhura.

Skuadra e Colellas mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, por Da Silva shpërdoroi një rast me portën bosh, me një top të mbërritur nga krahët nga Maguette.

Sulmuesi Da Silva ndreq gabimin në fillimin e pjesës së dytë, me një të djathtë tokazi, e cila përfundoi në rrjetë. Festë e jashtëzakonshme në stadium, tifozët e kuq të papërmbajtshëm kërkonin të hynin në fushë.

Nuk munguan incidentet. Tifozët e Tiranës hodhën fishekzjarre dhe tymuese në fushë duke dëmtuar portierin e Partizanit, Bekim Rexhepi.

Djemtë e Orges Shehit rritën presionin në kërkim të golit të barazimit, por ishte mjaft e vështirë. Gjithsesi, në minutën e 81-të, Deliu vendosi ekuilibrat, me një goditje fantastike nga distanca.

Me këtë rezultat, Tirana qëndron në krye me 60 pikë, ndërsa Partizani ka 2 pikë më pak, teksa jemi 3 javë nga fundi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular