Një tërmet është ndjerë ditën e sotme në vendin tonë. Bëhet me dije nga burimet për mediat se tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në orën 10:08 minuta.
Epiqendra sipas Institutit të Gjeoshkencave ka qenë në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Magnituda ka qenë 2.6 ballë.
Thellësia 15 km. Lëkundja është ndjerë nga banorët e zonës, por nuk ka pasur dëme, pasi ka qenë lëvizje sizmike e vogël.