HomeBota“Avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit të Rusisë”- Moska: Zbuluam tre objektiva...

“Avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit të Rusisë”- Moska: Zbuluam tre objektiva që fluturonin…

Moska ka pretenduar se tre avionë të huaj, dy prej të cilëve të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar të llojit “Typhoon”, iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi.

Sipas mediave të huaja, në pretendimin e Moskës thuhej se avionët që po afroheshin më pas kryen një kthesë pranë kufirit.

Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet: “Më 26 qershor 2023, sistemet ruse të kontrollit të hapësirës ajrore zbuluan tre objektiva ajrore që i afroheshin kufirit shtetëror të Federatës Ruse mbi Detin e Zi”.

“Avionët luftarakë Su-27 në detyrë u përpoqën për të identifikuar objektivat ajrore dhe për të parandaluar shkeljet e kufirit shtetëror të Federatës Ruse”, thuhet më tej në deklaratë.

“Aeroplanët luftarakë rusë identifikuan objektivat ajrore si RC-135 avion zbulimi dhe lufte elektronike dhe dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar Typhoon”, vijon deklarata.

Avionët e huaj nuk e kaluan kufirin dhe avioni rus u kthye i sigurt në aeroportin e tyre më pas.

“Fluturimi nga avionët luftarakë rusë është kryer në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat ndërkombëtare, pa kaluar kufirin në rrugë ajrore apo duke iu afruar rrezikshëm avionëve të një shteti të huaj”, shtoi Ministria e Mbrojtjes ruse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular