Seriali i famshëm The Simpsons, po bën namin në rrjetet sociale me parashikimet e frikshme. Shumë situata që janë shfaqur në episodet ndër vite të këtij seriali herë pas herë janë bërë virale pasi kanë qenë ngjarje që në jetën reale kanë ndodhur vërtetë.
Së fundmi është bërë virale një video ku familja Simpsons shkon në kinema për të parë filmin Vjeshtë Kosovare. Filmi flet për njerëz që janë në luftë duke ngritur dyshime të shumta të një lufte në Kosovë gjatë vjeshtës.
I ftuar në “Shqipëria LIVE”, Arianit Sllamniku, studiues i teorive konspirative, e ka anlizuar këtë episod duke treguar dhe elemntët që përfaqësojnë shqiptarët.
“Ky episod është nga sezoni i 17, episodi i 11, dhe është transmetuar para mbi 20 vitesh, është e pas luftës të viteve 90. Dhia si simbol i vjetër i shqiptarëve, përfaqëson Kosovën dhe shqiptarët që thonë në jemi më të vjetër se koha. Vendi është Kosova, por nga lufta ka mbetur i shkretë.
Nga kjo unë them nëse negociatat mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe ndërkombëtarët e tjerë nuk do kenë fund pozitiv, atëherë do kemi nëj luftë në Ballkan.”- tha ai.