HomeKronikeGoditi me grusht Sali Berishën, shtyhet seanca për Gerti Shehun! Ja arsyeja...

Goditi me grusht Sali Berishën, shtyhet seanca për Gerti Shehun! Ja arsyeja e vendimit

spot_imgspot_img

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për Gerti Shehun, i riu i cili goditi me grusht në fytyrë ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së organizuar më 6 dhjetor 2022, ditë kur u mbajt samiti i BE në Tiranë.

Vendimi u mor për shkak se ish-kryeministri Berisha nuk u paraqit në Gjykatë.

Prokuroria ka kërkuar shtrim të Gerti Shehut në spitalin psikiatrik. Por gjatë seancës duhet të dëgjohet edhe pretendimi i Berishës.

Ndaj Gjykata i ka bërë sërish shkresë ish-kryeministrit për t’u paraqitur.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 20 korrik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular