HomeKryesoreMelanoma! Nishanet atipike dhe rrezatimi diellor!

Melanoma! Nishanet atipike dhe rrezatimi diellor!

spot_img
Nga Dr.Henrik Zotaj
Melanoma!
Nishanet atipike dhe rrezatimi diellor!
Rrezet e ngrohta të diellit na dhurojnë të ndjerët mirë, mirëpo ato fshehin dhe disa rreziqe
Dielli mund ne te njeten kohe mund te jete i dobishem por, dhe i demtues per shendetin tone.
Me kujdesin e duhur, rrezatimin diellor mund ta përdorim për të forcuar shëndetin tone, për të rritur imunitetin dhe për të përmirësuar gjendjen tone shpirtërore, anasjelltas, përdorimi pa kriter i rrezeve diellore (UV) mund të na shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Ekspozimi i zgjatur nën rrezatimin diellor, mund të çojë në goditje nga dielli. Si:
Nauze, rrahje të shpeshta të zemrës, ethe, humbja te vetëdijes – madje edhe deri ne rrezikimin e jetes..por, me shume se kaq mund te behet shkak per zhvillimin e tumoreve te lekures sic eshte melanoma!
Melanoma!
Melanoma eshte një Tumor (kancer) i lëkurës, jo pak i rrezikshem, ngjyrat dominuese të të cilit janë e zeza dhe kafja.
Gjatë viteve të fundit, numri i personave të prekur nga melanoma është rritur ndjeshem megjithëse ajo mbetet përsëri më e rrallë se tumoret e disa organeve te tjera
Melanoma, zakonisht shfaqet mes moshës
40-60 vjeç por, ndodh dhe ne mosha me te reja
Tumoret – melanome, përbëjne rreth 3-4% te te gjitha tumoreve.
Melanoma, zhvillohet ne disa stade
Fillimisht, formohet një njollë e vogël, me ngjyrë të zezë të errët, nese gjendet here pas here nen rrezatimin diellor, njolla rritet duke ndryshuar pamjen në sipërfaqen e saj. Ajo shndërrohet nga e zezë e errët në një ngjyrë të përzier kafe dhe te zeze, nese vazhdon te perparoje ajo duket me kufij jo te rregullt dhe krijon mbi siperfaqen e lekures nje formacion te crregullt si me gunga dhe me ngjyra kafe dhe te zeze.
Dallohen dy forma kryesore te melanomave:
• Forma siperfaqesore
që përhapet kryesisht në sipërfaqen e lëkurës.
• Forma nodulare, që përhapet më tepër në drejtim vertikal.
Shkaktari kryesor i melanomave jane:
Rrezet ultraviolet (UV) të diellit.
Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit do fillojë të dëmtojë ADN-në dhe indin e lëkurës.
Në rastet më të mira, këto rreze mund të shkaktojnë rrudhosje ose plakje të parakohshme të lëkurës, në rastin më të keq, ato shkaktojnë dëmtim të përhershëm të lëkurës, që ne disa raste con ne formimin e kancerit në lëkurë, kryesisht – Melanoma.
Lëkura nuk fshin nga kujtesa e saj asnjë rreze dielli, sidomos asnjë djegie nga dielli – dhe kjo që nga fëmijëria. Djegiet nga dielli gjatë fëmijërisë ose adoleshences shtojnë rrezikun e kancerit të lëkurës (melanomes)
Dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga dielli janë të përhershme. Nëse djegiet mund të shërohen, ndryshimet më të thella mbesin përgjithmonë.
Cdo ekspozim i radhës dëmton edhe më shumë sistemin imunitar lokal të dëmtuar dhe materialin gjenetik të lëkurës.
Faktore te tjere jane.
Prania e nishaneve te reja!
Prania e ketyre mishaneve, rrit shkallen e rrezikut, sepse melanomat formohet shpesh në bazën e një nishani.
Prania e nishaneve te shumte atipike.(jo-normale)
Njerëzit me nishane të shumte atipike kanë një rrezik me të lartë, per zhvillimin e melanomës, kështu qe keto persona do duhet të ekzaminohen dhe monitorohen ne menyre periodike nga mjeku Dermatolog.
Shumica e nishaneve janë të, padëmshëm, por, disa lloje të caktuara duhet të monitorohen.
Rreth 30% e melanomave, lindin nga nishanet.
• Personat me lëkurë të ndjeshme (alergjike) dhe flokë të kuqe kanë një rrisk më të larte për tu prekur ose per te zhilluar nje melanomë
• Predispozicioni gjenetik eshte nje tjeter faktor ne prezencen e nje melanome
• Është vërtetuar që melanoma e merr origjinën nga qelizat pigmentuese të epidermës, këto qeliza degjenerojnë dhe fillojnë të shtohen në mënyrë të pakontrolluar, ndaj, jo ne pak raste perhapin metastaza.
Për të bërë dallimin ndërmjet një njolle normale dhe një melanome përdoret sistemi ABCDE.
• A – Asimetria: kur kemi te bejme me një njollë te rrumbullakosur rrallë ndodh qe ajo të jetë malinje.
• B – Kufiri: një kufi jo i rregullt, i paqartë është per tu vleresuar si i dyshimtë.
• C – Ngjyra: nese kemi me shume se nje ngjyre prezente, kjo krijon dyshime per mundesine e nje melanome
• D – Diametri: të gjitha njollat me diametër mbi 0,6 cm, duhen konsideruar te dyshimta aq me teper kur madhesia vjen duke u rritur.
• E – Evolucioni ka te beje me nje rritje ose ndryshim progresiv, te nje njolle ne sipërfaqe te lekures dhe të ngritura si ne forme gunge
Nëse kater nga pikat e mesiperme jane te pranishme ne duhet ta kondiderojme mundesine per kontroll te nje Dermatolog.
Nese kemi prezence ketyre ndryshimeve (njollave) ne shumicen e rasteve kjo njolle duhet te hiqet me ane te nje nderhyrjeje kirurgjikale.
Si mund ta parandalojme, nje tumor te lekures!
Nese tregohemi te kujdeshem ne sjelljet tona,
ne mund te zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tumoreve te lekures.
Eshtë i domosdoshëm ekspozimi në mënyrë të moderuar (kufizuar) në diell, që në moshë të hershme, ne rini dhe me vone.
Kujdes te vecante duhet te bejme, duke shmangur orët më të nxehta, ato midis ores 11.00 dhe 16 .00 – ku dhe intensiteti i rrezatimi ultraviolet (UV) eshte me i larte dhe rrjedhimish me i demshem.
Hija, eshte mbrojtesi me i mire nga dielli.
Rrobat, janë një tjeter mbrojtës i mirë nga dielli.
Në diell, është e këshillueshme qe gjithnje duhet te mbajme kapele, syze dielli dhe kremra mbrojtës.
Ekspozimi ne diell, sa me pak ose aspak i zonave me nevuse (nishane) ose mbulimi i asaj zone me rroba.
Femijet deri në moshën një-vjeçare të mos i ekspozojme ne asnje rast-drejtpërdrejt- ne diell.
Është e rëndësishme, që ne menyre periodike te bejme nje vetekzaminimi te lekures.
Nese kemi dyshime per nje nje nevus (nishan) apo ndryshime te tjera ne lekuren e trupit tone, duhet te drejtohemi te mjeku dermatolog
Diagnostikimi nepermjet:
Dermatoskopise, Skaneri dhe Rezonanca magnetike – përcaktojnë nëse ekziston dhe ku është perhapur semundja.
Trajtimi i Melanomes!
Trajtimi baze i melanomes mbetet:
Nderhyrja kirurgjikale (operacioni) që shpesh trajton në mënyrë përfundimtare sëmundjen qe kapet në fazën fillestare.
Radioterapia përdoret për të kuruar melanomën që shfaqet pas një trajtimi tjetër ose si terapi ndihmëse pas operacionit.
Kimioterapia perdoret pak ose aspak ne kanceret- melanome.
Rekomandohet gjithashtu të bëhet heqja kirurgjike e nishaneve ose i njollave të pigmentuara të dyshimta ose te lenduara
Heqja kirurgjikale e nishaneve normale, vetem ne ato raste – kur ato, jane të vendosura në zonat ku bëhet lendimi i përsëritur.
Si perfundim!
Nese dielli do te na bej te lumtur apo do te na sjell “telashe”, kjo varet kryesisht nga ne.
Nje menyre jetese e shendetshme eshte e mundur vetem me rrezet jetedhenese-diellore por, duke mos i lene pas dore rregullat e mbrojtjes nga rrezet e diellit!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular