5 Korriku, një moment historik në këtë 25 vjetor të krijimit të NOA-s – listimi në Bursën Shqiptare i titullit të parë jo – qeveritar!
Dita e djeshme shënon një moment historik për ne dhe tregun financiar në Shqipëri, pasi jemi të parët që listuam në Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. obligacionin e parë publik!
Jemi krenarë të jemi të parët që krijojmë histori të tilla suksesi të cilat ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Është kënaqësi të shohim një qasje ndryshe të biznesit drejt sigurimit të financimeve afatgjata, ndaj gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë investitorët që besuan tek ne.
Suksese Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a. në krijimin e mundësive të pafundme për sektorin privat nëpërmjet tregut të kapitaleve.