HomeKryesore“I përfshirë në afera korruptive dhe destabilizuese”- SHBA sanksionon zyrtarin e lartë...

“I përfshirë në afera korruptive dhe destabilizuese”- SHBA sanksionon zyrtarin e lartë serb, Aleksandar Vulin

spot_img

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

“Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se nuk do të hezitojë që të shënjestrojë aktorët “që abuzojnë me pozitat e tyre për të përfituar duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

“Veprimet e sotme mbajnë përgjegjës Aleksandar Vulinin për veprimet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular