HomeBotaTe dielën Spanja voton, sondazhet japin fitues te djathtën ekstreme

Te dielën Spanja voton, sondazhet japin fitues te djathtën ekstreme

Qytetarët Spanjollë do t’iu drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re të vendit, ndërsa sondazhet paraprake tregojnë se e djathta ekstreme mund të fitojë një vend në qeveri për here të pare që kur vendi u kthye në demokraci pas vdekjes së diktatorit fashist Francisco Franco në vitin 1975.

Partia Popullore Konservatore e Opozitës e cila pritet që të dale force e pare nga këto zgjedhje por jo me një shumicë absolute po lufton ashpër me Partinë Socialiste të kryeministrit Aktual të Spanjës, Pedro Sanchez.

Alberto Nunez Feijoo, lider I Partisë Popullore Konservatore doli fitues linjë debati kokë më kokë me kryeministrin Pedro Sanchez javën e shkuar ndërsa sondazhet parashikojnë se ai do të jetë kryeministri o ri i vendit.
Feijoo pavarësisht se nuk njihet jashtë Spanjës, ka qenë lideri më i fuqishëm rajonal i vendit deri tani ne këtë shekull. Ai nuk ka humbur kurrë zgjedhje ndërsa ka shërbyer si udhëheqës i rajonit veriperëndimor të Spanjës Galicia që prej vitit 2009 deri në vititn 2022 kur dha dorëheqejen pasi shkoi në Madrit për të shpëtuar partinë e tij nga një krizë e madhe lidershipi.

Alberto Nunez Feijoo e përshkruan veten si një anti tezë të kryeministrit Aktual. Së fundmi mbështetja për kandidatin e Partisë Popullore Konservatore u luhat pas akuzave për marrëdhëniet e tij me një trafikant droge.

Alberto Nunez Feijoo deklaroi se e gjitha kjo është një manovër e pushtetit për të dëmtuar imazhin e tij në një kohë që po mbledh mbështetje maksimale. Ishte Pedro Sanchez ai që kërkoi mbajtje të zgjedhjeve të Parakoshme pasi partite e koalicionit të tij pësuan humbje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular