Nga Rrahman Kasa
Marr shkas te bej kete status ne pergjigjie te disa zerava te cilet i
Marr shkas te bej kete status ne pergjigjie te disa zerava te cilet i
bashkon “mosinteresi”, per turizmin bregdetare,pasi ka disa kohe qe po prononcohen kunder turizmit masiv, bile kerkojne filtrimin e turisteve si ne kohen e komunizmit dhe gjetjen e menyrave per te ndaluar turizmin masiv ne Shqiperi, me preteksin se shkatërrohet vija bregdetare shqiptare.
Si perfaqesues i organizates me te madhe te turizmit dhe si nje prej aktoreve kryesor qe merret me turizem te organizuar per pushime ne bregdetin tone,pozicionohem kunder ketyre pretendimeve sepse nuk kane asnje baze logjike,pervec faktit se keto “specialiste” turizmi nuk jane te perfshire vete ne kete kategori turizmi.
-Pretendimi ,se promovimi i Shqiperise nga mediat nderkombetare, etiketuar
si “Maldivet e Europes”po e con vendin drejt nje tregu masiv te lire,nuk eshte aspak i vertete sepse oferta turistike e Shqiperise,pothuajse eshte
barazuar me tregun rajonal dhe turistet nga cdo vend qofshin po paguajne cmime te njenjta me rajonin per sherbimet turistike dhe po e blejne nje dhome hoteli ne bregdet nga 150 deri ne 400 euro naten.
Mos harroni te nderuar zoterinj qe deri dje bashkerisht kemi kerkuar qe te rritet promovimi i Turizmit ne arenen nderkombetare, ndersa sot kjo nuk u dashkerka me se eshte i demshem per vendin.
-Edhe pretendimi se industria e turizmit e vendit tonë është e papregatitur për këtë numer turistesh dhe se infrastruktura nuk mund t’i mbajë këto
shifra,dhe se kjo po ndikon ne shkatërrimin e vijës bregdetare dhe të peizazheve natyrore në favor të turizmit masiv eshte e pa baze.
Nqse deri tani jane bere abuzime me ndertimet dhe demtimin e vijes bregdetare,kjo nuk ka ardhur dhe nuk vjen nga shtimi I nr te turisteve,por nga mosrespektimi i ligjit dhe nga papergjegjeshmeria e zyrtarve qe e kane lejuar kete , ndaj dhe duhet ndjekur nje strategji e miremenduar dhe vendosja e rrugullave me strikte ne menyre qe te mos abuzohet dhe te mos shkaterrohet kjo bukuri qe na ka falur natyra.
Eshte pikerisht ky lloj turizmi qe po gjeneron disa miliarde euro ne ekonomine tone te varfer, te cilat po ndihmojne rritjen e mireqenies se qytetarve tane,nga keto po perfitojne shume sektore, duke filluar nga fermeri, transporti, guida, operatoret turistik, sitet turistike, baret dhe restorantet , buxheti i shtetit dhe strukturat akomoduese qe kane investuar miliona euro ne bregdet per te pritur kete lloj turizmi,i cili eshte primar per cdo vend bregdetar.
Per te perballuar kerkesen ne rritje, mjafton qe te rrisim aksesimin e potencialit turistik te
bregdetit duke shtuar kapacitetet akomoduese te shoqeruara me zgjerimin e infrastruktures dhe rritjen e sherbimeve, por jo vetem ne bregdet,por dhe ne atraksionet e shumta historike dhe natyrore, ne menyre qe brenda nje dekade te kemi mundesi te presim, jo 7-8 milion turiste qe kemi sot,por edhe 20 apo 30 milione, sepse e kemi te mjaftueshem potencialin turistik per keto shifra.
Dhe e fundit qe dua te them, eshte , se pervec faktit qe ky numer turistesh ndikon ne rritjen ekonomike,ka dhe nje ndikim te madh ne rritjen e imazhit te vendit nepermjet review pozitive , ne menyre qe te mos kete me nga ato qytetare europiane dhe me gjere,qe te thone se mos shkoni ne Shqiperi se atje nuk ka
siguri dhe se ai vend nuk ka asgje per te ofruar.







