HomePolitikeS'ka bashkëpunim me Bashen dhe PD?! Gjelosh Progni: Berisha e di qe...

S’ka bashkëpunim me Bashen dhe PD?! Gjelosh Progni: Berisha e di qe demokratët e vërtetë dhe qëndrestarë e kane braktisur

Advertismentspot_img
Nga Gjelosh Progni
Berisha dje është treguar më i sinqertë se kurrë në dekleratën e tij se… asnjë bashkëpunim me grupin e Bashës… por i them se në grupin e Bashës janë antikomunistët që nga 1944 e vijim, ndërsa me ju janë ata të “perndjekur politik” komisionit tragjik tre palësh në Ministrinë e Brendshme të ’92 ku, nuk mbeti komunist e sigurims pamarrë dëshminë e të përndjekurit politik, ndaj edhe pak të mira e privilegje i morët edhe mbetën për sojin tuaj pavarësisht petkut, pra me Bashen jane demokratet e vertete dhe qendrestar e idealist por edhe populli i ndershëm, i cili është nënsundim prej 80 viteve nga vetshqiptarët…
Ju na quajtët në fillim demokracisë ne të përndjekurve politik bashkëfajtor me gjakpirësit edhe bashkëvuajtës me shkaktarët e vuajtjeve tona.
Pronat i trajtuat si plaçkë tregu duke i përvetësuar komunistët e soji i tyre edhe pronarēt e vërtetë i nxorrët rrugëve të botës në emigrim ose ata pretendent neper gjykatat e shkallëve e parë, te dyte e trete edhe rikthim derisa kanë vdekur nëpër salla gjyqi me dosjen e pronave në dorë pagezuar pronen e trasheguar.
Gjithë ekonomia nga ’90 e vijim u përqendruar në duart e një klase komuniste, e cila u shndërrua në borgjezi në të dy kahet politik në bashkërendim të mirorganizuar midis komunistëve, duke përfshirë sektorin e privatizimeve, konçesioneve, prokurimeve publike edhe dorën e zgjatur dhe tentakulat në sistemin gjyqsor në mbrojtjen politike e ekonomike të klaneve tuaj majtas – djathtas por ishit NJË, pavarëshit sjelljes tuaj në sy të opinionit.
Ju nuk proçeduat, hetuat apo gjykuat hetues, prokuror, gjykatës apo sigurimsa për krimet e diktaturës ndaj popullit të pafajshëm por i graduat e promovuar në nivelet më të larta të sistemit gjyqsor apo politike e qeverisëse.
Ju me hile e ligësi për të mbrojtur veten e sojin tuaj nuk zbatuat rregullat e postdiktaturës në miratimin dhe implementimin e ligjit te lustracionit, deklasifikimit te dosjeve te sigurimit të shtetit dhe bashkëpëtorëve, dmth me qëllim nuk bëtë dekimunistizimin e vendit sepse nuk do ishe ti, Gjinushi, Gramozi etj etj etj ne jetën politike e qeverisëse.
Ju në drejtimin politik të Partisë Demokratike prej 33 viteve morët përkrah vetëm komunistēt, sigurimsa dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit etj por pēr asnjë rast nga shtresa identitare përfaqësues dinjitoz me akademi perëndimore ne breza, duke qene parti e djathtë edhe me mbeshtetje absolute nga ne.
E mbani mend kur thoshit pushteti u takon të përndjekurve politik dhe disidentëve të komunizmit por nuk janë të arsimuar por do i shkollojme edhe i perkrahim, ja u arsmuam shtesa jonë por përsëri intriga juaj, tashme duhet ti marrim nga të arsimuarit jashtë, të cilët ishin fëmijët tuaj sepse ne nuk na jepnit shansin për studime në perëdim, ndaj keni shumë gjynahe në kurriz.
Në çdo konkurim që ndodhte ne PD midis sojit tuaj dhe shtresës sonë të përndjekurve politik fitonte njeriu juaj me lidhje të forta me të shkuarën komuniste, ndaj mijëra demokratë të përndjekur duke mos gjetur mbështetje e streh tek ju morën leckat e familjet edhe përfunduan në emigrim jashtë dëshirës por e imponuar nga ju.
Në 1944 e vijim u persekutuam dhe na bënë armiq sepse nuk u pajtuam me regjimin komunist sepse kultura e njohurit tona tregonin se komunizmi është ideologji vrastare, varfëruese, sunduese etj, pasi shikonim shpresë e besim nga demokracia dhe miqësia amerikane.
Pas 79 viteve komunizëm e pseudodemokraci rikthehemi përshkakun tuaj mbrapa në dekada, duke krijuar artificialisht armiqësi e tradhëti politike, vetëm se nuk jemi ushtar dhe shērbetor tuaj, vetëm se nuk pajtohemi me ju për qëndrime politike apo edhe në raport me Amerikën si mikun ekzistencial të Shqipërisë.
Kjo sjellje e antivlerave e parimeve demokratike reflektoj tek demokratët me luftë brenda llojit për liri a vdekje sepse disa të verbëruar tek kulti i individit besojnë akoma fatkeqësisht.
Edhe në ditēt më të mira tuajat kemi patur kurajon duke mbajtur qëndrimin kritik me aq sa kemi patur forcë në forumet e partisë dhe jo vetëm por gjithmonë kanë rënë në vesh të “shurdhës”, megjithatë unë edhe tjerë me reagime prej demokrati idealist, si shpërblim prej kritiku kemi marrë vetëm mospërkrahjen e armiqësinë tuaj si në parti e qeverisje ndërvite.
Pra katovicianët dhe zbatuesit me përpikmeri nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë me shtresat elitare, demokratët e popullin në tërësi por kanë sunduar padhimbje e ndjesi njerëzore, atdhetare e patriotike vetëm në prevalim interesi i klaneve e nepotikëve, çka i ka sjell vendit një tranzivion të tejzgjatur me pasoja të pariparueshme siç është varfëria e emigrimi ( të tretēt në botë) etj etj.
Demokratët e vërtetë dhe qëndrestar tashmë nuk janë në krahun tuaj përveç se disa naiv të cilët kthesën e marrin me vonesë por do ta kuptojnë gabimin edhe do kthehen në shtëpinë e tyre në Partinë Demokratike të Shqipërisë si alternativa e shpresa e vetme qeverisēse dhe integruese.
Ka dy vite thirrje nga PD-a pēr bashkëpunim sepse jemi demokrat në përballje me sektin mavi te rilindjes komuniste, narkoshteti, mafian qeverisese apo edhe ne zgjedhjet vendore etj por ju nuk njihni rregulla e norma demokratik apo bashkëpunim por si komunista që jeni , i doni njerëzit të nënshtruar dhe shërbëtor e ushtar por nuk do përsëritet kurrë më , jo se nuk ju njihnim por jemi prerë në besë nga ju edhe shperdoruat besimin e ndergjegjen tone.
Në keto kushte ju mirekuptoj se nuk mund të bashkëpunoni me ne sepse u vërtetua qe nuk na bashkon asgjë me ju politikisht etj.
Partia Demokratike me liderin properëndimor Lulzim BASHA do ringrihet, forcohet, mobilizohet me frymë të re e gjithëpërfshirëse ne interes të shqiptarëve për shtet të së drejtës e barazi para ligjit, mirëqënie sociale e ekonomike, prosperitet e integrim në familjen euroatlantike edhe partneritet të plotë SHBA,BE e BM.
Përfundimisht, nga sot në gjykimin tim foltoren apo rithemelimin une, i shikoj si çdo parti tjetër më vete në Shqipëri, të cilët do të kenë, emrin, siglën, selinë dhe vulën dhe programin e tyre politik e ekonomik, ndaj suksese në rrugën e tyre….
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular