HomeKronike37-vjeçari nga Kosova sherr me dy punonjës karburanti në Lezhë, përfundon në...

37-vjeçari nga Kosova sherr me dy punonjës karburanti në Lezhë, përfundon në spital

Një 37-vjeçar nga Kosova dhe 2 punonjës të një karburanti u përfshinë në një konflikt këtë të shtunë në Lezhë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë-Milot. Shkak u bë një konflikt i çastit, për motive të dobëta.

Palët u përplasën fizikisht dhe me mjete të forta, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike, si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth.

Me ndërhyrjen e policisë, 37-vjeçari nga Kosova u dërgua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore. Më pas, së bashku me dy punonjësit e karburantit ai do të duhet të përballet me policinë, pasi kjo e fundit tha se të tre janë ndaluar për ngjarjen në fjalë.

“Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues”, tha Policia e Lezhës në një njoftim për mediat. /a.r

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular