HomeAktualitetDetaje si u zbulua kanabisi në Zall Herr. Droga ishte rritur 50...

Detaje si u zbulua kanabisi në Zall Herr. Droga ishte rritur 50 cm. Bima narkotike ishte mbjellë

spot_imgspot_img

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i policisë së shtetit që evidentoi parcelën me 125 bimë kanabis brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit, një prej reparteve më të rëndësishme të ushtrisë së një vendi anëtar të NATO-s.
Ishte droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, që identifikoi sipërfaqen e mbjellë në territorin e repartit.
Sipas burimeve të policisë, bimët ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm, raporton News24.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë do të zbulojnë personat që i mbollën bimët narkotike dhe përse drejtuesit e repartit nuk e raportuan situatën.
Policia ka vënë në pranga tre punonjës të reparti të Zall Herrit; Shefin e Seksionit të Sigurisë Gramoz Mullai, Specialistin për Zbulimin Rustem Koçi dhe Specialistin e sigurisë Gentian Zhurda, ndërsa ka proceduar penalisht komandantin e repartit, një zëvendëskomandat, një specialist dhe një magazinier.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular