HomeAktualitetDy qëndrimet e kundërta të Berishës për Ahmetajn

Dy qëndrimet e kundërta të Berishës për Ahmetajn

spot_imgspot_img

Sali Berisha duket se ka harruar fjalët e të shkuarës, ka shkelur mbi to e ka krijuar një teori të re.

Pa kaluar as një muaj, nga deklarata ku fajësonte Arben Ahmetajn si kryesorin e aferës së inceneratorëve, Berisha ka ndryshuar qëndrim duke i dalë atij në mbrojtje.  Kjo është deklarata e 13 korrikut.

“Arben Ahmetaj është truri, njeriu më kryesor  pas atyre të dyve në aferën e korrupsionit. Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme”.

Më 4 gusht, e hedh poshtë atë që ka thënë më parë. Ja çfarë ka deklaruar sot:

“Përpjekja është kjo, Ahmetaj të paraqitet si truri dhe Mirel Mërtiri e Zoto si dy kryesorët dhe qarku të mbyllet me këta tre persona. Ky është mashtrimi i shekullit. Unë e them këtë me përgjegjësi absolute kushdo tjetër”.

Pavarësisht se ish- kryeministri flet me bindje të plotë në të dyja daljet publike, shqiptarët përballen me dy Berisha kontradiktore. Kë të besojnë?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular