as përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, ka vazhduar me dyer të mbyllura, ku ish-kryeministri ka dhënë disa porosi.
Burime bëjnë me dije se brenda mbledhjes ka pasur diskutime për të ndryshuar emrin e partisë.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar, Berisha ka deklaruar, se duhet të shohin mundësinë e koalicioneve sepse nëse ndryshohet emri i partisë, humbet identiteti.
“Duhet te bëjmë gjithçka për t’u ngrit ne protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka. Ka diskutime për te ndryshuar emrin e Partisë. Nëse PD do ndryshoje emrin do te thotë se heq dore nga identiteti. Ne nuk duhet te ndryshojmë emrin si një diktim qe vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë te përgjysmohemi. Duhet te shohim mundësinë e koalicioneve. Ne 70 % te rasteve PD ashtu ka hyre ne zgjedhje.”– tha Berisha







