Ajo që ishte dyshuar dhe denoncuar vazhdimisht për Kuvendin sekret të PD që mblodhi Gazmend Bardhi, tashmë konfirmohet.
Ish-deputeti dhe anëtari i Kuvendit të Rithemelimit, Myslym Murrizi, gjatë një interviste për Thimi Samarxhi në Euronews Albania, ka pohuar se Kuvendi që u thirr nga Sekretari i Përgjithshëm i PD për të hedhur poshtë zgjedhjet për kryetarin si dhe gjithë vendimet e forumeve më të larta të partisë, është bërë i mundur me firmat e atyre që janë njëkohësisht edhe anëtarë të një Kuvendi tjetër i cili ka Sekretar të Përgjithshëm, Flamur Nokën.
Ky turp siç e cilësoj Murizi, është ngritur si shqetësim në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Rithemelimit të thirrur nga Sali Berisha, prej Arben Ristanit dhe është përkrahur edhe nga të tjerë.
Murizi deklaroi se kjo që ka ndodhur është e pamoralshme, kur anëtarët e Kuventit të tyre njohin si Sekretar të Përgjithshëm Flamur Nokën, por njëkohësisht marrin pjesë edhe në një Kuvend ku Sekretar i Përgjithshëm paraqitet Gazmend Bardhi.
Fjala e plotë
Murrizi: Një gabim trashanik, që u pranua që ishte gabim. Që një pjesë e anëtarëve të këshilit kombëtar të dalë nga kuvendi i 30 prillit, që kanë bërë kuvendin kombëtar të 11 dhjetorit, të kishin firmosur te kuvendi…
Unë njoh kryetar Berishën, sekretar të përgjithshëm Nokën. Noka më duket se njohka sekretar të përgjithshëm Gazin, atëherë jep dorëheqjen dhe ik.
Kjo është jo morale. Unë nuk mund të luaj me veten time për interesa të kurrëkujt. Emri rron më gjatë se kufoma dhe surratin e dua për vete. Kështu që e ngrit i pari Ristani dhe nuk e di çfarë informacionesh kishte. Por nëse ka ndodh është turp dhe është gabim.
Pyetja: Çfarë ka bërë zoti Noka?
Murrizi: Nuk po them zoti Noka, por disa anëtare të këshillit kanë marrë pjese ose kanë firmosur të mbështesin mbledhjen e atij këshillit kombëtar të Gazit. Kjo është një turp.







