HomeSportFOTO/ U eliminua nga magjitë e Mesit, futbollisti shqiptar i MLS merr...

FOTO/ U eliminua nga magjitë e Mesit, futbollisti shqiptar i MLS merr kujtim një selfie me argjentinasin

Advertismentspot_img

Zbarkimi i Mesit te Interi Majemi në MLS ka shtuar interesimin për ndeshjet e këtij kampionati për të parë nga afër yllin argjentinas në veprim. Dhe nuk janë vetëm tifozët ata që admirojnë magjitë e “Pleshtit”, por edhe vetë futbollistët kundërshtarë.

Ndonëse klubet shumë herë kanë bërë të qartë se nuk duan të shohin futbollistët e tyre të vrapojnë pas Mesit për një foto kujtim, është e vështirë që të ndalohen të tilla. Kështu, nga kjo situatë ka përfituar edhe mbrojtësi shqiptar i cili është pjesë e FC Dallas në MLS.

22-vjeçari, është prej disa muajsh pjesë e këtij klubi, teksa dy ditë më parë, pa se si magjitë e Mesit dhe më pas penalltitë e eliminuan nga Kupa e Ligës. Mbrojtë ishte gjatë gjithë ndeshjes në pankinë, teksa nuk u aktivizua në këtë duel. Por në fundin e tij. si shumë shokë të skuadrës, edhe ai ishte në fushë për një selfie me Mesin, padyshim një kujtim i veçantë për djaloshin shqiptar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular