Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku shtetasi Tush Frroku dyshohet se hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person.
Të tmerruar njerëzit u ngritën nga tavolinat, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendngjarja me armën në dorë.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Pejës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës (7 Gusht) rreth orës 16:50, nё rrugën “ Leonard Palucaj”.
Sipas policisë së Kosovës, e cila ka publikuar edhe foton e tij, Tush Frroku gjatё arratisjes nёn kёrcёnimin e armёs i ka grabitur automjetin një qytetari dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.
Blutë e Kosovës janë vendosur në ndjekje të tij dhe kur kanë mbërritur nё fshatin Kosh-Istog, kanë gjetur makinën e braktisur, ndërsa autori u dyshuar është ende në kërkim.







