Një nënë 80-vjeçare dergjet në derën e Prokurorisë Speciale me shpresën se do të gjejë drejtësi për çështjen e saj.
Lajmin e trishtë e sjell gazetarja Anila Hoxha, e cila shkruan se nënë Ferideja sot ka humbur ndjenjat para SPAK-ut, teksa qëndron aty duke kërkuar të hetohet për shtëpinë që i kanë marrë.
Ajo thotë se e kanë mashtruar, i kanë marrë banesën dhe jeton me qira, e zhytur në borxhe.
Shkrimi i gazetares Anila Hoxha:
Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT ! Të parën e takova në burgun e grave. E kishin harruar aty dhe si kreu i opozitës se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur nje shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndërtuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve, doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.
Nënë Ferideja e dyte, humbi ndjenjat sot ne derë të Spakut. I kanë marrë shtëpinë. E kanë mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë, nuk vlejnë asgjë. Ajo vazhdon të jetojë me qira, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për te paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili, një luftë në jetë?
E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë diçka nëse shteti nuk reagon?
Nënë Feridja është 80 vjec dhe kushdo që je, kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobusin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet.







