HomeKronikeEMRI/Koncesioni i sterilizimit, SPAK thërret dëshmitar ish-ministrin e Financave

EMRI/Koncesioni i sterilizimit, SPAK thërret dëshmitar ish-ministrin e Financave

Advertismentspot_img

PAK thërret ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ish-ministri do të pyetet në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular