FAKTE NË SHIFRA
Avokati i Popullit përmes Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës zhvillon një masë të madhe inspektimesh me synim mbikëqyrjen e zhvillimit apo ruajtjes së standardeve të të drejtave të njeriut në institucionet ku jeta, shëndeti apo siguria e qytetarëve është në ngarkim të shtetit.
Më poshtë, është harta e inspektimeve që janë kryer përgjatë vitit të fundit, në të gjithë Shqipërinë ku përfshihen komisariate, burgje, shtëpi të moshuarish e qendra të tjera.
Sikurse është pasqyruar edhe në Raportin Vjetor të institucionit të Avokatit të Popullit, për vitin 2022 janë kryer 76 inspektime në të gjitha qarqet e vendit si dhe janë hartuar 90 rekomandime.
