Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka qenë i shtruar në një spital privat në Tiranë, në reaminacion, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Ndërkohë sipas burimeve për News24, bëhet me dije se ish-kryeministri ditën e sotme paraqitet në gjendje të qëndrueshme.
Ai po mbahet në vëzhgim të vazhdueshëm nga ana e mjekëve, ndërsa mësohet se Nano, 70 vjeç, paraqet të gjitha parametrat në normalitet, si dhe ka mundur që të ngrihet dhe të lëvizë.
Mësohet se shtrimi i tij në spital erdhi pasi ai kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen, por aktualisht gjendja është e stabilizuar dhe ish-kryeministri është më mirë.