HomeAktualitetZjarret në Parkun Kombëtar të Lurës, efektivët e Forcave Ajrore dhe helikopteri...

Zjarret në Parkun Kombëtar të Lurës, efektivët e Forcave Ajrore dhe helikopteri Cougar nisen drejt vendngjarjes

spot_img

Pas zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës, një helikopter Cougar dhe disa efektivë të Forcave Ajrore, janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Kjo lëvizje erdhi pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Reagimi i Peleshit:

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular