Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë këtë të mërkurë të 13 shtatorit kryesinë e re.
Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj.
Kujtojmë se Xhemal Bushati është propozuar për kryetar të Këshillit Kombëtar.
Kryesia e re u zgjodh më 9 shtator dhe la jashtë të gjithë deputetët, me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun në krye që kundërshtuan kthimin e Bashës në krye të PD.
Për nënkryetarë, janë propozuar Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko, i cili kandidoi në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës.







