HomeKronikePërplasja/5 viktima u gjetën brenda mjetit me targa gjermane një tjetër jashtë...

Përplasja/5 viktima u gjetën brenda mjetit me targa gjermane një tjetër jashtë saj, detajet nga ekzekutimi i 6 shqiptarëve në Greqi

spot_imgspot_img

Gjashtë shqiptarë janë ekzekutuar me armë ditën e sotme në Greqi. Mediat greke shkruajnë se në zonën ku lidhen rrugët Arionos dhe Acropoleos, ka ndodhur një përplasje mesa bandave kriminale.

Gazetarja Ira Londo ka dhënë detaje lidhur me këtë masakër të ndodhur në vendin fqinj.

“Ekzekutohen gjashtë persona në një automjet me targa gjermane. Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për larje hesapesh, janë ekzekutime mafioze. Në Luca ka një komunitet të gjerë shqiptarësh. Mënyra e goditjes se si është ndjekur automjeti dhe janë qëlluar viktimat tregojnë të jetë goditje mafioze. Dhe duket se kanë qenë një ekzekutim i mirë-menduar. Nuk ka akoma të dhëna për identitetin e gjashtë viktimave.”, raportoi gazetarja.

Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t’i ndihmojnë të zbardhin lëmshin e ekzekutimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular