I ngarkuari me punë i SHBA-së David Wisner, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ku u diskutua për një koordinim mes tyre sa i takon agjendës diplomatike në Tiranë.
Lajmin e bëri të ditur Ambasada e SHBA në një reagim në Facebook, ku sqaron se u diskutua për përparimin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe për përparimin e Reformës në Drejtësi.
“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me homologun e tij në BE, ambasadorin Luigi Soreca, për të diskutuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në mbështetje të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Ata diskutuan nevojën për përparim të vazhdueshëm të reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, si dhe çështje që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, njofton ambasada e SHBA.