Një sulm në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm (24 shtator) la të vdekur efektivin Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër u plagos.
Pas vrasjes se policit në krye të detyrës, disa qytetarë kanë vendosur banerë në Prishtinë, ku shkruhet: “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit 2023, kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen.
Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen.
Ndaj tyre mësohet se janë përdorur armatime të ndryshme, përfshirë granata dhe minahedhës, thonë njoftimet e organeve të rendit të Kosovës.