HomeKryesoreVrasja e policit në Veri, reagon KFOR: Po monitorojmë nga afër situatën....

Vrasja e policit në Veri, reagon KFOR: Po monitorojmë nga afër situatën. Ushtarët tanë janë gati të përgjigjen nëse kërkohet

Advertismentspot_img

Pas sulmit mëngjesin e sotëm (24 shtator) në veri ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër, ka reaguar edhe KFOR-i.

KFOR-i raporton se po vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska, ndërsa është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë

“KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet”, njofton KFOR-i.

Reagimi i plotë

Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular