Mbrëmjen e sotme në ‘Prime’ është bërë rikrijimi i çifteve. Love Island Albania transmetohet Live në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Rikrijimi i çifteve është një nga momentet më të rëndësishme.
Emiljano, ‘bombshell’ i ri i vilës së dashurisë, kishtë të drejtë të zgjidhte i pari vajzën që dëshironte të bëhej çift. Ai zgjodhi Uedën.

Mbrëmjen e sotme zgjedhin vajzat dhe përzgjedhja vijon si më poshtë:

Xhesika: Zgjedhja imë është Denisi.

Xhoana: Zgjedh të bëhem çift me Arlindin.

Aishah: Dua të bëhem çift me Everaldon.

Amadea: Dua të bëhem çift me Haris.

Erida: Djali që dua të bëhem çift është Aleksandros./Love Island Albania