“Një skenë apokaliptike”, e ka konsideruar kryebashkiaku i Venecias, ngjarjen tragjike në Itali ku humbën jetën 21 persona pasi një autobus ra nga mbikalimi në Mestre.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së të martës (3 tetor), ku autobusi me turistë pasi u përplas në hekurudha shpërthyer në flakë.
Një grup turistësh gjermanë, francesë, kroatë dhe ukrainas ndodheshin brenda mjetit.
“Ndihmë, ndihmë”, dëgjoheshin lutjet brenda autobusit të personave që mbijetuan. Ndërsa një baba ka shpëtuar vajzën e tij të vogël duke e nxjerrë nga dritarja, shkruan Corriere.
Mes 21 viktimave janë dy fëmijë, ndërsa 15 persona raportohet se janë plagosur, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur edhe shoferi i autobusit elektrik, Alberto Rizzzotto, 40-vjeç nga Treviso.
Operacionet e kërkim shpëtimit të autoriteteve italiane përfunduan mëngjesin e sotëm rreth orës 05:05.