Një plagosje me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele (8 Tetor) në lagjen 12 të qytetit të Korçës.
Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se një 14 -vjeçar është plagosur nga disa bashkëmoshatarë të tjerë.
I mituri mësohet se është dërguar në spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ka marrë lëndime në kokë.
Ndërkohë, policia po heton zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar në komisiariat disa persona.
Njoftimi i policisë
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







