HomeKronikeGrabitet një biznes në “Myslym Shyr”, autori me kostum të kuq e...

Grabitet një biznes në “Myslym Shyr”, autori me kostum të kuq e kapele, i kërcënoi me armë

Advertismentspot_img

Një biznes në Tiranë, në rrugën “Myslum Shyri”, ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se një person, ende i paidentifikuar, është futur në ambientet e biznesit, dhe duke i kërcënuar me armë, ka marrë një shumë të madhe parash.

Pas grabitjes ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular