Një 27-vjeçare italiane ka humbur kontaktet me familjen e saj në Itali. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njofton se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit
Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar, pasi çdo lloj ndihme të atyre që e kanë parë apo kanë komunikuar me të do të shërbente.
Të gjithë që dinë një informacion për vendndodhjen e Olgës, me flokë bionde dhe me sy të kaltër mund të kontaktojnë direkt policinë, ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë.







