Një automjet i një efektivi të policisë rrugore në Pogradec është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen numër 3 të qytetit. Makina ka qenë e parkuar pranë banesës së efektivit të policisë me iniciale Th. H.
Zjarri ka rënë në motorin e mjetit dhe paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
“Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht”, raportuan uniformat blu.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).
Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.